TIRANA CIELO

Teknologji e Avancuar në Ndërtim

“Tirana Cielo” integrohet me teknologjinë e së ardhmes, duke ofruar sisteme të avancuara të sigurisë dhe infrastrukturë moderne. Ky kompleks përmban përdorimin e sistemeve me kartë, mbikëqyrje dhe hyrje të dedikuara për banorët, duke siguruar privatësinë dhe sigurinë e përditshme. Banorët dhe të ftuarit e tyre kanë akses në zonat e banuara, ndërsa katet komerciale dhe zyrat kanë hyrje të veçanta.

Detajet Teknike të Ndërtimit 

Për të marrë një vendim të informuar në lidhje me zgjedhjen e shtëpisë ideale, është thelbësore të merrni parasysh jo vetëm pamjen e jashtme, por gjithashtu cilësinë dhe detajet që mund të ndikojnë në cilësinë e jetës suaj për një periudhë afatgjatë. Shtëpia duhet të përmbushë nevojat tuaja, të jetë funksionale dhe të ofrojë një mjedis të rehatshëm dhe të këndshëm për jetesë.

Instalimet Elektrike dhe Hidrosanitare 

Instalimet elektrike dhe hidrosanitare janë elemente kyçe për funksionimin e përsosur të kompleksit Tirana Cielo. Përveç realizimit të projektit të përgjithshëm, ne i kushtojmë një vëmendje të veçantë këtyre sistemeve në secilën njësi individualisht. Duke ruajtur integritetin e projektit origjinal, arkitektët tanë sigurojnë përmbushjen e kërkesave specifike të çdo klienti.

Në përputhje me filozofinë e shfrytëzimit maksimal të hapësirave, gjelbërimit dhe dritës natyrale, projektimi i tualeteve është zhvilluar me një fokus të veçantë në ndriçim dhe ajrosje natyrale, duke krijuar hapësira funksionale dhe duke eleminuar çdo mundësi për aromat e pakëndshme në mjediset tuaja.

Për realizimin e këtyre projekteve, punojmë me materiale të certifikuara dhe me markat më të njohura nga Gjermania, Italia dhe Spanja. Të gjitha produktet janë prodhuar me teknologjinë më të avancuar, ofrojnë jetëgjatësi maksimale dhe janë përzgjedhur duke ndjekur linjat inovative të dizajnit bashkëkohor.

Specifikat e Mureve 

Muret ndarës mes apartamenteve janë realizuar sipas teknologjisë “sanduiç”, duke përfshirë dy shtresa tulle anësore, një material izolues dhe një dhomë ajri mes tyre. Kjo teknologji mundëson një izolim akustik të shkëlqyer, duke parandaluar kalimin e zhurmave nga një apartament në tjetrin, duke siguruar qetësi dhe intimitet në mjedisin tuaj jetësor.

Izolimi i Objektit dhe Njësive

Sistemi kapot është një nga metodat më efikase për kursimin e energjisë elektrike, duke ulur ndjeshëm kostot e ngrohjes gjatë dimrit dhe duke ruajtur freskinë e brendshme gjatë verës.

Ky sistem mundëson një kursim energjie deri në 40%, duke siguruar një mjedis të shëndetshëm dhe të rehatshëm, si dhe parandalon formimin e mykut, redukton zhurmat dhe pengon depërtimin e lagështirës.

Izolimi akustik është një tjetër element kyç i projektit, të cilin e kemi realizuar duke përdorur teknologji të avancuar që shmang kontaktin e drejtpërdrejtë të murit me soletën, që sjell parandalimin e kalimit të valëve akustike dhe garanton një izolim të plotë të tingujve mes hapësirave të ndryshme të ndërtesës.

Rifiniturat

Edhe pse investimi dhe puna e përkushtuar në çdo element të ndërtesës është i jashtëzakonshëm, detajet e rifiniturave janë ato që krijojnë përshtypjen e parë dhe përcaktojnë aspektin estetik të projektit. Prandaj, përzgjedhja e materialeve për rifiniturat bëhet me kujdes të veçantë, duke siguruar përmbushjen e parametrave teknikë dhe, njëkohësisht, kënaqësinë e shijes së klientëve tanë.

Suvatimet

Ne përzgjedhim vetëm materiale ekologjike dhe produkte të certifikuara, duke bashkëpunuar me partnerë ndërkombëtarë të njohur për cilësinë e lartë të produkteve të tyre.

Shtrimi i Dyshemesë

Shtrimi i dyshemesë është një element që tërheq menjëherë vëmendjen e banorëve. Ne ofrojmë dy mundësi: shtrimi me pllaka dhe shtrimi me parket laminat. Pllakat që ofrojmë janë gres-porcelanat me qëndrueshmëri të lartë ndaj goditjeve dhe fërkimit, të përzgjedhura nga linjat më të fundit të fabrikave kryesore evropiane. Parketi laminat, me trashësi 8 mm dhe rezistencë AC4, është në dispozicion për ata që preferojnë një alternativë tjetër.

Pajisjet Hidrosanitare

Partneri ynë për pajisjet hidrosanitare është një markë e njohur italiane, që ofron produkte nga zhvillimet më të fundit të teknologjisë dhe materialeve të cilësisë më të lartë, duke përfshirë dizajne bashkëkohore dhe funksionalitet të lartë.

Dyert

 Dyert kryesore të apartamenteve janë projektuar për të ofruar një pamje elegante dhe për të shprehur menjëherë cilësinë, standartin dhe sigurinë e banesës. Dyert e brendshme janë të realizuara nga druri tamburat dhe janë të importuara nga Gjermania, duke siguruar qëndrueshmëri dhe estetikë.

Vetratat

Vetratat janë një element i rëndësishëm për optimizimin e dritës natyrale dhe ventilimit të çdo hapësire. I kemi zgjedhur me kujdes vetratat për të siguruar një kombinim të përsosur mes sigurisë, funksionalitetit dhe estetikës, duke bashkëpunuar me partnerë të besuar dhe të njohur në industri. Materiali i zgjedhur për vetratat është alumini termik, ndërsa xhami është i tipit dopio, me përbërje të avancuar që siguron izolim të shkëlqyer termik dhe akustik.

Sistemi i Ngrohjes dhe Ftohjes

Sistemi i kondicionimit është instaluar në mënyrë perfekte, duke ofruar kontroll të pavarur të temperaturës për çdo hapësirë. Ky sistem mund të lidhë disa pajisje të brendshme me një pajisje të jashtme, duke garantuar një mjedis të rehatshëm gjatë gjithë vitit.

Ashensorët e Njësive të Banimit dhe Shërbimit 

Ashensorët TKE janë sinonim i inovacionit, sigurisë dhe performancës së shkëlqyer. Me teknologjinë më të avancuar, ata ofrojnë një lëvizje të qetë dhe efikase, duke reduktuar dridhjet dhe zhurmat, dhe sigurojnë një shërbim komod dhe të këndshëm për përdoruesit.

Sistemet inteligjente të sigurisë, përfshirë sensorët ndaj pengesave dhe frenat automatike, ofrojnë mbrojtje të jashtëzakonshme për çdo situatë.

Caktoni një takim

Informohuni mbi shumëllojshmërinë e apartamenteve që i përshtaten nevojave tuaja dhe zgjidhni shtëpinë tuaj të re.